Lotito “thumbon” Romën: Dybala? Nuk jam këtu të shes ëndrra por fakte

Nuk është ende koha për derbin në fushë, por ndeshjet kanë filluar tashmë mes Lazios dhe Romës.

Në veçanti, presidenti i të kaltërve, Claudio Lotito, iu përgjigj pyetjes rreth prezantimit të Dybala, pasi për të, prezantimi në atë formë i Dybala ishte i panevojshëm.

“Nuk e kam parë prezantimin e Dybala sepse nuk më ka interesuar, jam mësuar të matem me fakte. Nuk shes ëndrra por realitete solide. Nuk jemi duke bërë koleksione letrash këtu.

Merkatoja e Romës për në faqen e parë? Lazio ka transferuar deri tani 6 lojtarë dhe ndoshta do të transferojmë ende disa të tjerë. Unë nuk jam tifoz-president, por jam një president-tifoz dhe duhet të krijoj kushtet që klubi të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë.

Ne nuk vlerësojmë estetikën, na intereson rezultati”, është shprehur numri një i Lazios./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.07.2022 16:23