Lloris do të rinovojë me Tottenham

Është folur shumë për largimin e mundshëm të Hugo Lloris nga Tottenham verën e ardhshme kur i përfundon kontrata aktuale, por situata është krejt ndryshe. Të dy palët janë të vendosura për të vazhduar marrëdhënien e tyre dhe për këtë tashmë po bëhet progres në rinovimin e portierit francez.

Në moshën 34-vjeçare, Lloris do të nënshkruaj një kontratë të re për dy sezone, deri në vitin 2024, me mundësinë e zgjidhjes së kontratës nga të dyja palët një vit më parë nëse dëshirojnë. Reprezentuesi francez do të mbante pagën aktuale edhe pse do të humbiste disa bonuse, por nuk do të kishte asnjë problem të madh për të mbyllur marrëveshjen.

Nëse asgjë nuk shkon keq, rinovimi mund të shpallet ose në javën e fundit të dhjetorit ose me merkaton dimërore tashmë të hapur, ndonëse predispozicioni i portierit është të vazhdojë, ndaj drejtuesit sportiv të Spurs marrin frymë të qetë.

Kujtojmë se portieri francez ka shprehur dëshirën për të luajtur në MLS kur të largohet nga Premierliga, ndaj gjithçka tregon se ardhja e tij në Shtetet e Bashkuara do të duhet të paktën të presë deri në vitin 2023./albeu.com

 


Shtuar 14.12.2021 10:21