Conte kërkon përforcim në portë, zgjedh zëvendësuesin e Lloris

Antonio Conte dëshiron një portier të ri në portën e Tottenham.

Tekniku italian duket se nuk i mbanë shpresat tek portieri francez Hugo Lloris kështu që është në kërkim të një gardiani të ri. Francezi është pranë skadencës së kontratës dhe Conte nuk mendon të rinovojë me të, ose të paktën nuk e konsideron më si portierin titullar.

Sipas “Telegraph”, Conte dëshiron të transferojë Jordan Pickford, portierin e Everton dhe kombëtares angleze. 27-vjeçari pëlqehet shumë nga tekniku i Tottenham dhe e dëshiron si titullar për të mbrojtur portën e klubit të tij.

Vlera e Pickford në treg është 25 milion euro por Everton do të kërkojë të paktën 30/35 milion euro për ta lënë të lirë./h.ll/albeu.com


Shtuar 19.11.2021 07:43