Liverpooli vazhdon me fitore, mposht Newcastle (VIDEO)

Liverpool  ka mposhtur 3-1 skuadrën e Newcastle.

Mesfushori Jonjo Shelvey kalon në avantazh minutën e 7’ Newcastle.

Golin e barazimit Liverpooli e gjeti përmes sulmuesit portugez Diogo Jota, i cili shënon në minutën e 21’ për 1:1.

Mohamed Salah arriti që ta rikthejë Liverpoolin në lojë, ku shënon në minutën e 25’ për ta kaluar skuadrën e Jurgen Klopp në epërsi prej 2:1.

Golin e tretë për Liverpoolin dhe të fundit në ndeshje e shënoi mbrojtësi Trent Alexander-Arnold, i cili thellon epërsinë e skuadrës së tij në 3:1 në minutën e 87’ me një gol tejet të bukur.

Me pikët e reja, Liverpooli renditet në vendin e dytë me gjithsej 40 pikë, një më pak se Manchester City që zë vendin e parë. /albeu.com/


Shtuar 16.12.2021 23:14