Liverpooli pranë finalizimit të transferimit të Konate

Skuadra angleze, Liverpool, ka identifikuar objektivat e mbrojtjes.

“The Reds” po përballen me mungesa të mëdha këtë sezon dhe mbrojtja është sektori më i prekur.

Pas lëndimit të Van Dijk dhe Gomez, Klopp është përballur me sfida për partnerët në mbrojtje.

Sipas gazetarit të “Bild”, Ronan Murphy, anëtari i RB Leipzig, Ibrahima Konate është objektivi kryesor për mbrojtjen.

Konate ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh, ai llogaritet si njëri nga mbrojtësit më me përspektivë në Evropë.

Liverpooli po punon për finalizimin e marrëveshjes, ende nuk ka asgjë zyrtare por vera e vitit 2021 mund ta gjejë 21 vjeçarin duke luajtur në Anfield


Shtuar 29.03.2021 11:49