“Liverpool nuk do të luftojë për titull”

Ish-sulmuesi i Aston Villas, Gabriel Agbonlahor, është i bindur se Liverpool nuk do të jetë në garë për titullin e Premier League këtë sezon. Kujtojmë se skuadra e Jurgen Klopp aktualisht ndodhet në vendin e shtatë të renditjes.

“Kjo nuk është një luftë për titull. Mendoj se këtë sezon Liverpooli nuk do të luftojë për titull”, citoi për Anfield Watch anglezi.

Të lidhura

None found

Në javën e fundit të kampionatit të Anglisë, Liverpool nuk mundi dot Evertonin.

Premier League aktualisht dominohet nga Arsenali i Londrës. /albeu.com/