Jude Bellingham do të jetë një nga emrat më të lakuar në merkato deri verën e ardhshme, kur Borussia Dortmund do të dëgjojë edhe ofertat për të.
Mesfushori anglez vlerësohet me 100 milionë euro dhe janë disa klube të mëdha që e duan, me Liverpool e Real Madrid që këmbëngulin.
Në Angli edhe Chelsea është i interesuar, por The Sun shkruan se Manchester City beson se do të fitojë konkurrencën me klubet e tjera dhe ta transferojë Bellingham.
“Qytetarët” morën nga Dortmund këtë verë edhe Erling Haaland dhe tani janë gati të “mësyjnë” për një tjetër talent të madh./albeu.com/