Kosova barazon pa gola me Izraelin në Hungari

Kosova nuk shkoi përtej barazimit 0-0 ndaj Izraelit në ndeshjen e zhvilluar në stadium neutral, në Debrecen të Hungarisë.

Të lidhura

None found

“Dardanët” nuk patën të njëjtin paraqitje si në përballjen me Irlandën, ndërsa sfida u mbyll pa asnjë gol.

Izraeli e nisi takimin më kërkues dhe krijoi disa mundësi, por portieri Amir Shaipi reagoi me pritje të rëndësishme për ta mbajtur portën e Kosovës të paprekur.

Kosova provoi të përgjigjej përmes Lumbardh Dellovës, i cili goditi nga distanca, por tentativa e tij nuk u shndërrua në gol.

Edhe pas pushimit, izraelitët ishin më aktivë në fazën sulmuese dhe prodhuan raste, ndërsa Shaipi vazhdoi të ishte i sigurt mes shtyllave.

Pas futjes në lojë të Milot Rashicës dhe Edon Zhegrovës, Kosova fitoi më shumë ritëm, por mbrojtja e Izraelit nuk lejoi ndryshimin e rezultatit.

Me këtë pikë, Kosova shkon në kuotën e katër pikëve pas tri xhirove, tri pikë më pak se Austria kryesuese, me të cilën do të përballet këtë të diel.