Të gjithë luftojnë për trofe dhe kur bëhet fjalë për to, pyetja e parë që na shkon në mendje është se cili është çmimi i secilit trofe, po më i shtrenjti?
Vendin e parë si trofeu më i rëndësishëm është Kupa e Botës. Ky trofe që kërkohet nga çdo futbollist dhe skuadër vlen plot 17 milionë euro.
Kupa e dytë më e rëndësishme në botë është FA Cup e Anglisë, që kushton plot 1 milion euro.
Vendin e tretë e mban çmimi më i madh individual, Topi i Artë dhe fituesi paguhet plotë 508 mijë euro. Trofeu i katërt është Kupa e Kombeve të Afrikës, me fituesin që arkëton 127 mijë euro.
Top 5 e plotëson kupa Serie A, me fituesin që arkëton 55 mijë euro.