Real Madridi mund ta përurojë “Santiago Bernabeun” e ri me një ndeshjte tenisi mes Nadal dhe Federer.
Nadal kishte pranuar të zhvillonte një ndeshje në “Bernabeu” ndaj Djokovic në vitin 2012, por ajo ndeshje nuk u zhvillua kurrë për shkak të një dëmtimi të Nadal që i kushtoi edhe Lojërat Olimpike.
Sipas “Defensa Central” , një duel tenisi mes Nadal dhe Federer në “Bernabeu” mund të bëhet realitet në fushën e klubit spanjoll.
Dyshja thyen rekordet kur zhvilluan ndeshjen e parë në Afrikën Jugore me 7 shkurt 2020, ku ishin të pranishëm plotë 51 mijë e 954 spektatorë.
Nadal ka lidhje shumë të mira me presidentin e Realit, Florentino Perez, i cili edhe më herët ka shprehur dëshirën t’i shoh dy yjet duke luajtur tenis në stadiumin e klubit.
Në rast që Federer nuk pranon të jetë në duel, numri një i botës, Djokovic do shihet si alternativë. /albeu.com/