Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për atentatin ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati në Sarandë. Burime pranë grupit hetimor thanë për Top Channel se një nga pistat që po verifikohet është edhe një lidhje e mundshme me dhunimin e oficerit Mihal Velço, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.
Sipas të dhënave të reja nga hetimi, dyshohet se autorët, të cilët ishin të maskuar dhe me skafandra, janë larguar nga vendngjarja drejt zonës së plazheve ku përfundon rruga “Mithat Hoxha”. Dyshohet se ata mund të jenë larguar më pas me skaf.
Forcat e policisë kanë vijuar kontrollet gjatë gjithë natës dhe kërkimet vazhdojnë ende për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, i plagosuri Thimjo Rubati është transportuar për trajtim më të specializuar në spitalin e Janinës. Më herët ai mori ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, ku i janë dhënë edhe gjak.
Sipas burimeve, 50-vjeçari ka qenë në gjendje të vetëdijshme pas sulmit, por nuk ka mundur të identifikojë autorët, pasi ka deklaruar se nuk ka njohur personat që e qëlluan.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të atentatit dhe për përcaktimin e motivit të sulmit.
