Interi përshpejton lëvizjet për Djed Spence pas formës së tij në Kupën e Botës

Paraqitjet bindëse të Djed Spences në Kupën e Botës kanë shtyrë Interin të rrisë interesimin për mbrojtësin e krahut të Tottenhamit. Klubi zikaltër beson se reprezentuesi anglez është profili i duhur për skemën e Cristian Chivus.

Të lidhura

None found

Sipas Gazzetta, Spence është vendosur në krye të listës së Interit për forcimin e repartit të mbrojtësve të krahut, pas performancave të treguara prej tij në turneun botëror.

Shpejtësia me të cilën 25-vjeçari rikthehet në fazën mbrojtëse, si edhe angazhimi i tij pa top, kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve italianë. Këto cilësi kanë bindur Interin se ai mund t’i përshtatet lojës intensive që kërkon klubi.

Megjithatë, forma e tij në Kupën e Botës ka sjellë edhe shqetësim te Interi. Zikaltërit kanë frikë se rritja e reputacionit të Spences mund të ndikojë në çmimin e tij dhe të zgjojë interesin e klubeve të tjera.

Për këtë arsye, presidenti Beppe Marotta dhe drejtori sportiv Piero Ausilio po synojnë të përshpejtojnë strategjinë për transferimin e tij. Gjigantët e Serie A janë të gatshëm të zgjerojnë buxhetin, me qëllim që të shmangin konkurrencën për anglezin.

Raportimet bëjnë të ditur se Interi është i përgatitur të rrisë ofertën, pasi më herët kishte parashikuar rreth 24 milionë euro plus bonuse për një objektiv tjetër.

Tottenhami pritet të kërkojë nga 34 deri në 40 milionë euro për lojtarin 25-vjeçar, por Interi duket i gatshëm të shtojë investimin për ta realizuar transferimin e tij.


Shtuar 17.07.2026 23:25

MatbetjojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobet girişjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş