Lewandowski fiton Këpucën e Artë 2021/2022: Viti i ardhshëm do të jetë më i mirë

Robert Lewandowski u nderua me Këpucën e Artë, një trofe i rezervuar për golashënuesin më të mirë të europës. Është hera e dytë që sulmuesi polak merr këtë çmim.

“Jam i lumtur, falenderoj ish-shokët e mi dhe Bayern Munich. Dy muajt e parë në Barcelonë ishin të komplikuara, por unë qëndrova i fokusuar. Tani jam shumë i lumtur dhe shumë i motivuar për këtë sfidë të re.

Jemi gati, jam i sigurt se viti i ardhshëm do të jetë shumë i mirë. Barcelona është më shumë se një klub. Faleminderit shumë”, është shprehur sulmuesi polak./h.ll/albeu.com


Shtuar 9.11.2022 15:45