Barcelona ëndërron, kërkon transferimin e 3 super lojtarëve

Barcelona po fillon të veprojë hap pas hapi në merkato duke futur në kllapa tre emra të njohur dhe shumë të fuqishëm për të përforcuar një ekip.

Edhe pse situata e tyre ekonomike nuk është ende e favorshme, Barcelona mban gjallë ëndrrën për të rekrutuar të paktën tre lojtarët e nivelit të lartë. Mbrojtësi Jules Kounde, mesfushori Bernardo Silva dhe sulmuesi Robert Lewandowski janë tre synimet e Barcelonës.

I pari që mund të mbërrij do të ishte mbrojtësi francez. Sevilla kërkon 60 milionë për të, por Barça po punonë të ulë këtë shifër.

Më pas do të jetë sulmuesi polak, ku Bayern nuk mendohet ta lërë të largohet me më pak se 50 milionë euro. Për Bernardo Silva mund të jetë e vështirë, pasi Manchester city e ka bërë të ditur se cilido ekip që dëshiron shërbimet e portugezit do t’i duhet të paguajë 100 milionë euro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.06.2022 10:59