Ardhja e Mbappe mund t’i kushtojë Real Madridit 80 milionë euro

Real Madridi do të shpenzojë një shumë të madhe për Kylian Mbappe, edhe pse ai do të largohet falas nga PSG.

Sipas Marca, klubi madrilen do të duhet të shpenzojë rreth 80 milionë euro për transferimin e sulmuesit francez. Kjo shumë përfshin një bonus për nënshkrimin e kontratës.

Kontrata aktuale e Mbappes me PSG-në skadon në verë. Sulmuesi do të mund të shkojë në një klub tjetër falas.

23-vjeçari ka bërë 36 paraqitje për PSG-në në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 26 gola dhe duke dhënë 14 asistime. /albeu.com/


Shtuar 20.03.2022 08:52