Vazhdon pyetje-përgjigje mes Bayernit dhe Leverkusenit në javën e parë të xhiros së kthimit në Bundesligë.
Ndërsa bavarezët siguruan një fitore 3-2 përballë Wolfsburgut, Leverkuseni nuk vonoi me përgjigjen duke siguruar një fitore 3-1 përballë M’gladbach.
Wirtz, i asistuar nga Xhaka, zhbllokoi sfidën në minutën e 32-të, ndërsa në minutën e 62-të dyfishoi shifrat nga pika e penalltisë. Schick në minutën e 74-ët shënoi të tretin. Goli i vetëm për M’gladbach u shënua nga Kleindienst.
Leverkusen është edhe njëherë -4 nga Bayern, nuk ka ndërmend të dorëzohet.