Drejtori teknik i klubit francez të PSG-së, Leonardo është shprehur i revoltuar me kombëtaren argjentinase në lidhje me grumbullimin e Lionel Messin.
Në një intervistë për “Le Parisien”, Leonardo është shprehur nervoz.
“ Nuk jemi dakort që Argjentina të thërrasë Messin për ndeshjet eleminatore ndërkohë që ai është një lojtar i yni dhe sipas të gjithave kontrolleve fizike që ne i kemi bërë Messit , ai nuk është në kushtet për të luajtur.
Kjo nuk më duket logjike dhe për këtë gjë ne do të bëjmë një ankes tek FIFA”./h.ll/albeu.com