Lehtësohen masat në Spanjë, stadiumet në kapacitet të plotë

Ministrja e Shëndetësisë në Spanjë, Carolina Darias, njoftoi lehtësimin e masave për Covid-19.

Gjithashtu dha edhe një lajm tejet pozitiv për klubet e futbollit.

Darias bëri të ditur se nga 4 marsi, stadiumet në Spanjë do të lejohen të hapen në kapacitet të plotë, pra në 100% të kapacitetit të tyre.

Në fund të muajit dhjetor, në Spanjë ulën nga 75% në 50% të kapacitetit të stadiumeve, për shkak të situatës së vështirë që vendi po përballej me pandeminë.

Megjithatë tashmë që shihet përmirësim në këtë drejtim, është vendosur që nga muaji i ardhshëm stadiumet të hapin dyert deri në kapacitet të plotë.


Shtuar 17.02.2022 21:04