Leao nuk mendon skuadër tjetër, i hapur për rinovim me Milanin

Sulmuesi i Milani, Rafael Leao nuk e mendon largimin nga “kuqezinjtë” , e është gati për të rinovuar kontratën edhe pse ka oferta nga klube si Manchester City.

22-vjeçari është bërë titullar i padiskutueshëm te “Rossonerët” këtë sezon, duke zhvilluar të 17 ndeshjet dhe shënuar pesë gola e dhuruar dy asistime.

Forma e mirë ndikoi që të merrte ftesën te Kombëtarja e Portugalisë për ndeshjet e nëntorit, ndërsa ka vëmendjen e disa nga top klubet evropiane.

Sipas Calciomercato, Man City prinë në garë për Leao, sidoqoftë sulmuesi është gati të harrojë interesimin e skuadrës së Pep Guardiolas dhe t’i qëndrojë besnik Milanit.

Raporti shton se marrëveshje e re është afër të rrihet për katër vite e gjysmë dhe do këtë pagë rreth 4 milionë euro.

Agjenti i Jorge Mendes, që është në negociata me Milanin gjithashtu përfaqëson edhe treshen portugeze te Cityt, si Joao Cancelo, Ruben Dias dhe Bernardo Silva, gjithashtu edhe me sulmuesin e Man Unitedit, Cristiano Ronaldo.

Që prej kalimit te Milan nga Lille në vitin 2019, Leao ka zhvilluar 90 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 18 gola dhe dhuruar 11 asistime./


Shtuar 24.11.2021 15:56