Qorrolli zyrtarizon: Të hënën në rend dite Projektligji për Gjykatën Speciale

Kreu i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, ka njoftuar se seanca e këtij komisioni do të zhvillohet të hënën, me qëllim shqyrtimin e Projektligjit që synon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Të lidhura

None found

Gjatë një deklarate për “Bota sot”, Qorrolli ka bërë me dije se takimi është planifikuar të fillojë në orën 08:00 dhe do të mbahet në sallën N-10.

“Seanca e Komisionit për Legjislacion do të mbahet të hënën, më 5 tetor 2026, duke filluar nga ora 08:00, në sallën N-10. Në qendër të rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pasi Komisioni është ngarkuar me këtë detyrë”, ka thënë ai.

Qorrolli ka theksuar se gjatë mbledhjes, vëmendja do të përqendrohet te përmbajtja e Projektligjit dhe te çështjet e tij ligjore, duke marrë parasysh kornizën kushtetuese dhe legjislacionin aktual, si dhe rregullat e funksionimit të Kuvendit.

“Fokusi i seancës do të jetë analizimi i Projektligjit dhe i dimensioneve të tij juridike, në harmoni me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe procedurat parlamentare”, ka përfunduar ai.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet