Lazio shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Milanit

Lazio është gati të nisë sulmin e fundit për Alessio Romagnolin.

Një negociatë e lindur më shumë se një muaj më parë me mbrojtësin italian që kishte ndërprerë negociatat për rinovimin e tij me Milanin duke patur parasysh dëshirën e tij për të veshur fanellën e romakëve, klub i të cilit ai është tifoz.

E vetmja gjë që mungonte ishte marrëveshja, por tashmë Romagnoli është i gatshëm të ulë pagën e tij për të vazhduar karrierën në kryeqytet.

Sipas edicionit të sotëm të “Correire dello Sport”, drejtori sportiv Igli Tare, kreu një takim me trajnerin Sarri dhe ky i fundit i ka dhënë dritën jeshile Tares për të kryer transferimin e lojtarit të Milanit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.04.2022 10:58