Lazio në garë, Armando Broja përfundon edhe në radarët e gjigantëve të Premier League

Ditët e Armando Brojës te Burnley duket se po shkojnë drejt fundit, pasi largimi i sulmuesit nga skuadra konsiderohet praktikisht i vendosur.

Interesimi për shkodranin ka qenë konkret, me Lazion e Serie A që u përmend fillimisht si një prej destinacioneve të mundshme. Megjithatë, klubi italian mund të mos jetë i vetmi që ka nisur të shqyrtojë mundësinë e transferimit të 24-vjeçarit.

Të lidhura

None found

Korrespondenti i “The Athletic”, Roshane Thomas, raporton se West Ham ka nisur bisedimet me Burnleyn për të mësuar hollësitë e operacionit. Drejtuesit e klubit po vlerësojnë gjithashtu mundësinë e përfshirjes së Oliver Scarles, i cili është ofruar për ta bërë më të lehtë realizimin e lëvizjes.

Tashmë pritet të mësohet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Armando Brojës. Sulmuesi synon një kthesë të rëndësishme në karrierë, pasi transferimi i tij aktual ka rezultuar deri tani nën pritshmëri dhe e ka nxjerrë jashtë vëmendjes.


Shtuar 4.08.2026 18:47

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş