Lazio e “dehur” pas suksesit në derbi, “turpërohet” nga Bologna (VIDEO)

Lazio është turpëruar nga Bologna në ndeshjen e javës së 7 të Serie A, duke u mposhtur me rezultatin e thellë, 3-0.
Ekipi i Sarrit vinte pas një suksesi të rëndësishëm një javë më parë në derbi ndaj Romës, e si duket nuk kanë arritur të zbresin me këmbë në tokë për këtë ndeshje.
Vendasit arritën ta godasin kundërshtarin e tyre që në minutat e para, pasi shënuan dy herë, respektivisht në minutën e 14’ dhe 17’ me Barrow dhe Theate.
2-0 do të ishte edhe rezultati përfundimtar i 45 minutave të para, me të dytën që nis me të njëjtin ritëm.
Zëvendësimet e kryera nga Sarri nuk japin rezultati, me Bolognan që arrin të shënojë edhe golin e tretë në minutën e 68 me Hickey, gol ky që do të vuloste gjithçka për këtë ndeshje.
Pas kësaj humbje turpëruese, Lazio zbret në vendin e 7 me11 pikë, ndërsa Bologna ngjitet në vendin e 9 me po aq pikë. /albeu.com


Shtuar 3.10.2021 15:07