Kamer Qaka mbyll aventurën e tij me Partizanin. Lajmin e konfirmoi vetë lojtari nëpërmjet një njoftimi në Instagram, ku sqaroi se ndarja erdhi si pasojë e disa çështjeve financiare që nuk gjetën zgjidhje mes palëve.
Në mesazhin e tij, 31-vjeçari shprehu mirënjohje për bashkëlojtarët, trajnerët dhe të gjithë pjesëtarët e stafit, si edhe për këdo që e përkrahu gjatë kësaj periudhe të shkurtër te “Demat e Kuq”.
Të lidhura
None found
Mesfushori mbërriti te kryeqytetasit më 14 janar, në një transferim që ngjalli shumë entuziazëm, por në total u paraqit vetëm në 13 takime, pa shënuar dot asnjë gol.
Tani, futbollisti me përvojë në Kombëtaren shqiptare mbetet një alternativë e lirë në treg dhe mund të jetë objektiv për ekipe brenda Shqipërisë, ndonëse nuk përjashtohet as një transferim jashtë vendit.
