Lamtumirë mes lotësh për Mirlind Dakun, sulmuesi falënderon Rubin Kazanin pas tri sezonesh

Rubin Kazani ka përgatitur një përcjellje të veçantë për Mirlind Dakun, përmes një videoje rreth 20 minuta të gjatë. Në të janë përmbledhur çastet më të spikatura të sulmuesit kosovar para, gjatë dhe pas paraqitjes së tij të fundit me fanellën e klubit.

Të lidhura

None found

Materiali i publikuar përfshin golin e Dakut, festën me bashkëlojtarët, përqafimet dhe lotët e tij pas përfundimit të ndeshjes. Në video është përfshirë gjithashtu fjalimi emocional që ai u drejtoi futbollistëve dhe stafit teknik në dhomat e zhveshjes.

Përballja me Akronin shënoi ndeshjen e fundit të 27-vjeçarit si lojtar i Rubin Kazanit. Daku kontribuoi me një gol në triumfin e skuadrës, duke regjistruar kështu realizimin e dytë gjatë dy javëve të para të kampionatit rus.

Në përfundim të takimit, lojtarët e Rubin Kazanit e morën sulmuesin mbi supe, ndërsa ai u përlot. Momente të ngarkuara emocionalisht pati edhe më pas në dhomat e zhveshjes, ku Daku shprehu mirënjohjen për mbështetjen që kishte marrë gjatë tri sezoneve në klub.

Daku tha se ishte shumë falënderues për tri sezonet e kaluara së bashku. Ai theksoi se kishte ardhur nga një ligë më modeste krahasuar me kampionatin rus dhe falënderoi futbollistët rusë, të cilët i bëjnë lojtarët e huaj të ndihen si në shtëpi. Sulmuesi pranoi se e kishte të vështirë të gjente fjalët dhe se po përjetonte një moment të rëndë, por shtoi se kjo është pjesë e jetës dhe se marrëdhëniet e krijuara duhen ruajtur gjithmonë.

Mediat ruse raportojnë se transferimi i tij te Spartak Moska vlerësohet tashmë si një marrëveshje e përfunduar. Klubi nga kryeqyteti rus pritet të shpenzojë rreth 11 milionë euro për kartonin e sulmuesit.

Mirlind Daku u transferua te Rubin Kazani në vitin 2023. Gjatë qëndrimit të tij atje, ai u kthye në figurën kryesore të skuadrës dhe shënoi 37 gola në kampionatin rus.

Frank Artiga, trajneri i Rubin Kazanit, e vlerësoi lart reprezentuesin e Shqipërisë, si për cilësitë në fushë, ashtu edhe për rolin e tij brenda grupit.

Artiga deklaroi se nuk e dinte me saktësi se çfarë do të ndodhte të nesërmen ose gjatë javës, ndonëse sinjalet, sipas tij, ishin mjaft të qarta. Ai e përshkroi Dakun jo vetëm si një futbollist të madh, por edhe si një person shumë të dashur në zhveshtore. Trajneri shtoi se sulmuesi i jepte skuadrës shpirtin e nevojshëm dhe e kishte ngritur Rubinin në një nivel tjetër, duke i uruar fat pavarësisht zhvillimeve të ardhshme.

Për transferimin e Dakut te Rubin Kazani foli edhe Rashid Rakhimov. Ish-trajneri i klubit tregoi se kishte marrë personalisht përgjegjësinë dhe kishte këmbëngulur që sulmuesi të blihej.

Rakhimov kujtoi se në atë kohë disa persona e konsideronin Dakun të padobishëm dhe thoshin se askush nuk kishte nevojë për të. Rubin Kazani e bleu përfundimisht për 1.2 milionë euro, pasi ai diskutoi me presidentin e klubit, Marat Safiullin, dhe arriti ta bindte. Ish-trajneri kishte premtuar se futbollisti mund të shitej më pas për 4-5 milionë euro, ndërsa shprehu mirënjohjen ndaj presidentit për ndihmën dhe vendimin e marrë.

Sipas Rakhimovit, Daku i ka mundësitë për të luajtur me sukses edhe te Spartaku, por mënyra se si do të trajtohet do të jetë vendimtare. Ai nënvizoi se sulmuesi nuk është futbollist për bankën rezervë, pasi duhet ta nisë lojën nga minuta e parë dhe të kapë ritmin. Rakhimov shtoi se një lojtar me aftësitë e Dakut me topin dhe me karakteristikat e tij fizike do të përbënte vlerë për çdo skuadër.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio