Lampard me fjalë të mëdha për Brojën: Është tepër i fortë

Nëse ka një person të cilit Armando Broja i detyrohet jo pak, ai është Frenk Lampard, ish-mesfushori dhe ish-trajneri i Çelsit, ai që i dha besimin për të luajtur me skuadrën e parë dhe të shfaqte të gjithë potencialin e tij.

Dhe vetë Lampard ka qenë në koment për “Sky Sport”, ku menjëherë pas golit të shqiptarit komentoi:

“Jam i kënaqur për të. Arsyeja pse jam i lumtur për Armandon është, sepse hera e fundit që e pashë ishte në periudhën prillmaj, kur po stërvitej jashtë fushe, për të rikuperuar dëmtimin e tij. Broja është një djalë shumë pozitiv, i ri, por një futbollist tepër i fortë.

Mendoj se goli ishte shpërblimi më i mirë për të, pasi nuk është e lehtë që të punosh fort pas një dëmtimi të gjatë, por ai duket se e ka kërkuar me ngulm këtë rikthim dhe këtë dëshirë për t’u rikthyer me gol. Impakti i tij në lojë kuptohet qartë. Një gol disi edhe me fat? Ndoshta po, po çfarë të keqe ka këtu. Unë jam një ndër ata lojtarë që kam shënuar shumë gola të tillë në karrierën time. Madje nëse do edhe nisim i numërojmë, duke qenë se nuk janë të shumtë.

Ka humbja edhe disa shanse të tjera për gol? Është normale, por e rëndësishme është që në kokën e tij lexohet qartë, teksa thotë se do të kthehem në atë zonë përsëri dhe do të shënoj. Kjo e bën një lojtar të fortë, ndryshe nga të tjerët”, deklaroi Lampard.

 


Shtuar 4.10.2023 21:14