Lajme të mira për Xavin dhe tifozët, Araujo lë spitalin

Mbrojtësi i Barcelonës Ronald Araujo ka dalë nga spitali pas një nate të kaluar në këtë institucion ku u mbajt nën vëzhgim pas një dëmtimi të marrë në kokë ndeshjen e mbrëmshme ndaj Celta Vigos.

Klubi bëri me dije se testet e bëra te lojtari pas tronditjes të së martës që mori ishin të kënaqshme dhe mjekët e lejuan atë të shkonte në shtëpi.

Urugaiani u largua nga fusha me një ambulancë pasi u përplas me shokun e skuadrës Gavi Paez. Araujo ra në mënyrë të frikshme në fushë por në fund për fatin e mirë nuk ka asgjë serioze./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 11.05.2022 16:19