Lajme të mira për Barcelonën, Ter Stegen rikthehet në stërvitje

Skuadra e Barcelonës ka marrë një lajm të mirë pas eliminimit nga Kupa e Spanjës.

Marc Andre Ter Stegen është rikthyer sot në stërvitje me skuadrën. Portieri gjerman ishte jashtë fushave të blerta që nga muaji nëntor.

31-vjeçari nuk ka luajtur që nga data 12 nëntor, në fitoren 2-1 ndaj Alavesit. /abcnews.al


Shtuar 26.01.2024 19:38