Lajme pozitive për Barcelonën, rikthehet Araujo

Barcelona ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes ndaj Huescas. Qendërmbrojtësi, Araujo ka lënë pas dëmtimin dhe i bashkuar skuadrës në stërvitje.

Araujo mungoi në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit nga problemet me kyçin e tij të këmbës së majtë.

Por, si duket, uruguajani i ka lënë prapa problemet dhe është gati të rikthehet në fushë.

Pique, Roberto, Coutinho dhe Fati ende mbeten të lënduar dhe nuk kanë marrë pjesë në stërvitje, por rikthimi i Araujos sigurisht që gëzon trajnerin Ronald Koeman

Bacelona do zhvillojë nesër ndeshjen ndaj Huescas ku do kërkojë të shkurtojë distancën me Atletico Madridin, pasi “Los Colchoneros” gabuan duke përfunduar ndeshjen baras me Getafen./albeu.com/

Shtuar 14.03.2021 12:03