Ilaix Moriba është njëri nga zbulimet e Barcelonës këtë sezon. 18 vjeçari spanjoll ka shënuar gol të bukur në ndeshjen e fundit në La Liga ndaj Osasunës.
Megjithatë, Barcelona duhet të jetë me fat që talenti premtues është pjesë e kësaj skuadre sot. Kjo pasi që Moriba kishte arritur para dy vitesh marrëveshje me Manchester Cityn.
Kur ai mbushi 16 vjeç, pas një takimi me Txiki Begiristain, Moriba kishte vendosur të bashkohej me Cityn.
Mamady Moriba, babai i futbollistit ka thënë se djali i tij kishte ende shpresë se Barcelona do t’i jipte shansin dhe në momentin kur pritej të fluturonte për në Manchester, ai vendosi ta anulonte udhëtimin ku do të zyrtarizonte marrëveshjen.