Ansu Fati do t’i nënshtrohet një operacioni të 3-të, pasi akoma nuk është rikuperuar nga lëndimi në meniskusin e gjurit.
“Ylli” i Barcelonës nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga nëntori i vitit të kaluar dhe nuk do të rikthehet deri në fund të sezonit. “Cat Radio” raporton se një operacion i tretë është shumë i mundshëm për arsye se gjuri i tij nuk po shërohet.
Kjo është hera e dytë që shërimi i adoleshentit nuk ka shkuar si duhet, dhe tani stafi mjekësor është shqetësuar për natyrën e dëmtimit.
I riu ka shënuar 5 gola në 10 paraqitje për Blaugranët këtë edicion.