Klubi i Barcelonës ka dhënë lajmin e mirë për tifozët. Talenti, Ansu Fati më në fund e ka kaluar dëmtimin dhe është kthyer të stëvitet me skuadrën.
Me anë të një videoje, Barcelona ka bërë të ditur që “10”-shi i ekipit është i gatshëm për ndeshjen kundër Levantes nesër.
Fati sezonin e kaluar kishte pësuar një lëndim që e la për disa muaj larg fushave të blerta./