Lajm i keq për Silvinjo, mesfushori i preferuar dëmton ligamentet

Një lajm i keq për Shqipërinë dhe trajnerin Silvinjo, vjen këtë herë nga Suedia. Mesfushori Arbnor Muçolli, ka pësuar një tjetër dëmtim të rëndë që këtë herë do ta mbajë për një kohë të gjatë jashtë fushave.

Muçolli i cili nuk u grumbullua nga Silvinjo për kampionatin Europian për shkak të dëmtimit, është dëmtuar sërish.

Gjatë fundjavës mesfushori i Gotenborgut ka lënë fushën mes dhimbjeve të forta. Pas ekzaminimeve mjekësore ka rezultuar se ai ka dëmtuar ligamentet dhe do t’i nënshotrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Muçoili pritet të kthehët sërish në fushë vitin e ardhëshëm, duke humbur në këtë mënyrë pjesën më të madhe të këtij sezoni futbollistik.

“Unë ndjeva shumë dhimbje menjëherë sapo ndodhi dhe e kuptova që nuk ishte aspak e mirë. Kur mora mesazhin se çfarë ishte, ishte ndjesi e vështirë dhe kanë qenë disa ditë të vështira. Por tani po pres me padurim ndërhyrjen kirurgjikale dhe të luftoj të kthehem përsëri i fortë në vitin 2025”, tha mesfushori ofensiv shqiptar.


Shtuar 14.08.2024 17:30