Lajm i keq për Man United, Rashford jashtë fushave deri në tetor

23-vjeçari hyri si zëvendësues në pesë ndeshjet e Anglisë në “Euro 2020”, derisa edhe humbi penalltinë në finalen ndaj Italisë.

Sidoqoftë, Rashford do operohet pas disa shqetësimeve që ka pasur gjatë tërë sezonit në gju.

Shkaku i operimit, Rashford do mungojë 12 javë, derisa të rikthehet në aksion, që bën të kuptojë se nuk do rikthehet në fushë para muajit tetor.

Man United do ta nis sezonin me ndeshjen e parë ndaj Leeds United me 14 gusht, derisa edhe Anglia ka kualifikueset për Kupën e Botës, ku mund t’i humbasë edhe ato ndeshje.


Shtuar 14.07.2021 16:42