ZYRTARE: Mbetet rregulli i pesë zëvendësimeve në Bundesliga

Në edicionin që po hymë (2020/21), te kampionati gjerman, klubet do kenë të drejtë të bëjnë nga pesë zëvendësime për një ndeshje.

Ky rregull hyri në fuqi gjatë pandemisë së COVID-19, por do vazhdojë të përdoret në Bundesliga.

Klubet gjermane kanë pranuar që ky rregull të vazhdojë të përdoret edhe në këtë edicion.

Por, kjo nuk është e gjitha, ngase gjithashtu është vendosur që edhe tifozët mysafirë të lejohen të rikthehen në stadiume që nga xhiroja e tretë e edicionit 2021/22.

Kujtojmë se edicionin e kaluar, Bayern Munich u shpall kampion, derisa Borussia Dortmund fitoi Kupën e Gjermanisë./


Shtuar 14.07.2021 16:49