La sportin dhe pushtoi rrjetin, ish-golfistja joshëse sfidon sërish kritikët (FOTO LAJM)

Paige Spiranac është golfistja e njohur amerikane e cila prej 2016 ka braktisur sportin profesionalisht dhe i është përkushtuar rrjeteve sociale ku e ndjekin rregullisht 3 milion fansa.

Me një xhiro në profilin e saj nuk është e vështirë të kuptohet si ka arritur golfistja të mbledh kaq shumë ndjekës. Fotot e saj provokuese dhe seksi kanë tërhequr shpesh herë edhe vëmendjen e mediave.

Patjetër që pamja provokuese e 28-vjeçares është përballur edhe më shumë kritika dhe komente negative e gjithashtu veshjet e Spiranac kanë qenë prej kohësh një temë diskutimi në komunitetin e golfit, të cilave ajo ka vendosur t’i përgjigjet me një foto akoma më joshëse.

E veshur me xhaketë jeshile, pa reçipeta dhe gjoksin e ekspozuar, Paige Spiranac shkruan:

Askush nuk do të të marrë kurrë seriozisht nëse vazhdon të postosh fotografi me dekolte. Kështu që këtu duhet të vazhdoj të bëj atë që dua./albeu.com/

 


Shtuar 2.04.2021 12:17