Një natë aspak ashtu siç ishte menduar ajo e mbrëmshmja për PSG në ndeshjen saj të parë në Champions përballë Club Brugge.
Parisienët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, edhe pse në fushë ishte treshja fantastike dhe që pritej të dhuronte spektakël, MNM.
Nw fakt kjo 3-she ishte bashkë vetëm pjesën e parë, pasi në fillimin e të dytës, Kylian Mbappe u dëmtua dhe u largua nga fusha e lojës.
Futbollisti besohet se ka dëmtuar kyçin e këmbës dhe sot pritet që pas testeve mjekësorë të mësohet shkalla e dëmtimit.
Gjiganti francez shpreson që të mos jetë lëndim serioz pasi Mbappe është shumë i rëndësishëm për klubin./albeu.com/