Në një intervistë për CNN, sulmuesi francez i PSG-së, Kylian Mbappe ka folur për duelin e ardhshëm me Realin në Champions League.
Ai siguron: do të japë gjithçka për të fituar dhe nuk do të largohet nga klubi francez në janar.
Ndeshja mes PSG-së dhe Realit, vjen në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, do të ketë një shije të veçantë për Kylian Mbappe, i lidhur me Parisin deri në fund të sezonit dhe i njoftuar rregullisht nga ana e Madridit për të ardhmen e tij.
“Real Madrid? Në janar, sigurisht jo. Unë do ta përfundoj sezonin në PSG, 100% dhe jam shumë i lumtur” , tha ai në një intervistë për CNN.
Sulmuesi 22-vjeçar siguron se është plotësisht i përfshirë me PSG-në. “Nuk është koha që unë të flas për këtë”, tha ai. E vetmja gjë që kam në mendje është të mund Real Madridin në shkurt dhe mars. Ne jemi gati dhe unë jam gati të luaj dhe të jap gjithçka për PSG-në”.
Përveç kësaj, Mbappe foli për transferimin e ndërprerë te Real Madrid, me Los Blancos që kishin bërë një ofertë verën e kaluar.
“Nuk pendohem sepse kam qenë i sinqertë, siguron ai. Unë them atë që kam në mendje. Askush nuk mund të thotë asgjë të keqe për të, sepse është një ndjenjë, diçka personale. Por sigurisht që jam i lumtur të qëndroj, të luaj me Leo Messin dhe të gjithë djemtë. Sepse është edhe qyteti im. Jam i lumtur dhe dua të fitoj gjithçka këtë sezon”. /albeu.com/