Shikoni çfarë humbet Broja, mund të kishte kaluar në avantazh Southampton (VIDEO)

Armando Broja sot nuk ishte mes titullarëve në ndeshjen e Southampton ndaj Tottenhem dhe u desh të hynte në lojë vetëm në 20 minutat e fundit të sfidës.

Me skuadrën e tij në inferioritet numerik, sulmuesi iu detyrua që të luante në minutat e fundit më shumë në mbrojtje për të administruar barazimin.

Por kur iu dha rasti, iu afrua shumë golit të fitores në minutat shtesë të sfidës.

Ai shpërtheu në krahun e djathtë pasi i vodhi topin kundërshtarëve dhe u nis drejt portës së Loris.

Por ndërhyrja e Sançez devijoi mbi traversë gjuajtjen e tij dhe bëri që Conte t’i gëzohej një rekordi historik pasi u bë trajneri i parë i Tottenhamit që regjistronte 7 ndeshjet e para pa humbje në kampionat.


Shtuar 28.12.2021 20:41