Ultimatumi i Berishës, Alibeaj shprehet i bindur: Asgjë nuk ndodh më 5 janar, kemi në krah SHBA

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, nuk i trembet ultimatumit të Sali Berishës për kryetarin Lulzim Basha që të lirojë zyrën me 5 janar përndryshe do ta nxjerrin vetë.

Ai ka thënë në emisionin “Radari Informativ” se asgjë nuk ka për të ndodhur më 5 janar pasi SHBA është në krah të demokratëve.

“Asgjë s’ka për të ndodhur as më 5 dhe as më 8 janar, për një arsye të thjeshtë, ultimatumi në PD është një imazh surealist, PD është e demokratëve. Institucionet e PD duhet të respektohen. Për t’u ndeshur me regjimin kërkohen aleatë, brenda vendit, jashtë vendit… dhe ajo që është e qartë për opozitën është se aleatët tanë historikë SHBA janë në krah të shqiptarëve demokratëve dhe të PD”, tha Alibeaj./albeu.com