Ky veprim i Benzema konfirmon rikthimin e tij në kombëtaren e Francës (FOTO LAJM)

Në orën 20:20, Didier Deschamps do të zbulojë skuadrën e ekipit kombëtar francez që do të marrë pjesë në Euro 2020.

Risia kryesore me shumë gjasa do të jetë kthimi i Karim Benzema. Përjashtuar pas skandalit të shantazhit ndaj shoku të tij të skuadrës Valbuena , tani numri 9 i Real Madrid është gati të veshë fanellën e Francës pas 6 vitesh.

Për shkak se lista ende nuk është bërë publike, lajmi është në kuadrin e thashetheshme, edhe pse çdo gjë duket pothuajse e kryer.

Është vetë futbollisti francez ai i cili së fundmi ka dhënë një tjetër sinjal për kthimin e tij të bujshëm në kombëtare.

Sulmuesi 33 vjeçar ka ndryshuar në Bio-n e tij në “twitter”, duke shtuar edhe Kombëtaren e Francës.


Shtuar 18.05.2021 16:53