Saul Niguez ishte një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës, kur kalonte nga Atletico Madrid te Chelsea.
Mesfushori spanjoll ishte shumë i pëlqyer nga ‘Blutë’ e Londrës, por pas transferimit, ai llogaritet si një nga dështimet më të mëdha.
Por, kush kishte vendosur për transferimin e Saul? Trajneri Tuchel apo bordi i klubit? Trajneri gjerman ka dhënë disa komente për këtë çështje.
“Ne nuk bëjmë këtë gjë. Deri më tani, ne nuk kemi bërë nënshkrime të klubit apo nënshkrime të trajnerit”, ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.
“Ne bëjmë nënshkrime për të cilat vendosim së bashku, sepse besojmë se janë zgjedhje të mira dhe shtesa të mira për skuadrën, dhe kjo ishte pikërisht çështja edhe me Saul”, shtoi gjermani.
Saul Niguez është mesfushori me më së paku minuta te skuadra e Chelsea këtë sezon, në një kategori me Barkley.