Kush tradhtoi? Nuk është Totti, por ish-bashkëshortja e tij që krijoi një lidhje me trajnerin e saj të “fitnesit”

 

Gati një vit më parë, legjenda e Romës dhe Italisë, Francesco Totti përmes një deklarate zyrtare njoftoi ndarjen nga ish-bashkëshortja e tij.

Divorci erdhi pas 20 vitesh që çifti ishte bashkë dhe thashetheme aluduan për një tradhti nga ish-futbollisti.

Në fakt tani del se histori është krejt e kundërta. Nuk është Totti ai që ka tradhtuar, por ish-bashkëshortja e tij Ilary.

Sipas asaj që raporton “Corrira della Sera”, Ilary e ka tradhtuar Tottin me trajnerin e saj të fitnesit, Cristino Iovino.

Sipas kësaj gazete, Iovino dhe ish-bashkëshortja e ish-kapitenit të Romës kishin nisur një lidhje rreth 1 vit e gjysëm më parë.

Gazetarja ka përfituar nga udhëtimet në Milano  për të prezantuar programin ‘Ishulli i të famshëmve’, për të zhvilluar takime me të dashurin e saj larg vëmendjes./albeu.com