Pierre-Emerick Aubameyang ka një problem me nofullën dhe nuk do të jetë menjëherë në dispozicion të Thomas Tuchel. Pra, kur do të bëhet debutimi i tij me fanellën e Chelseat? E fundit vjen direkt nga trajneri gjerman:
“Ne po mundohemi ta kemi në fushë me maskë, por varet se çfarë do të thotë specialisti që do të krijojë këtë maskë dhe si do të përshtatet lojtari për ta mbajtur atë. Pra. Do ta kem në dispozicion ndoshta të martën me Dinamon e Zagrebit, ndoshta javën tjetër me Fulhamin, ndoshta një javë më vonë. Më së shumti, nëse gjithçka shkon keq, menjëherë pas pushimit. Nesër në stërvitje ai do të provojë maskën për herë të parë”. /albeu.com/