Shirat e rrëmbyer të ditëve të fundit duket se i kanë prishur sërish planet e Kukësit për t’u rikthyer në shtëpi.
Në fundjavë, verilindorët do të presin në kalendar ekipin e Egnatias dhe pasi u shty inaugurimi me Tiranën, një gjë e tillë u shpresua për sfidën pasardhëse.
Por, sipas të gjitha gjasave, duket gati një mision i pamundur rikthimi në “Kukës Arena”, edhe pse deri në fundjavë gjithçka mund të ndodhë.