Kuqezinjtë e Alban Bushit sfidojnë sot Kosovën U21

Shqipëria U21 do të ndeshet ditën e sotme  në transfertë ndaj Kosovës U21, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro 2023.

Ndeshja do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kuqezinjtë e trajnerit Alban Bushi do të të lejnë pas  atë humbje të fundit ndaj Sllovenisë, ndërsa nga ana tjetër edhe Dardanët nuk janë në një moment pozitiv pasi kanë bërë tre humbje radhazi.

Në Grupin G, momentalisht, Shqipëria U21 mban vendin e tretë me nëntë pikë të grumbulluara në pesë takime të luajtura ndërsa para kuqezinjve renditen Republika Çeke dhe Anglia. Nga ana tjetër, Kosova është në vendin e parafundit me tre pikë në katër ndeshje të luajtura./h.ll/albeu.com


Shtuar 16.11.2021 12:07