Janë zhvilluar ndeshjet e kthimit të raundit të parë të Kupës së Shqipërisë ku ekipet e mëdha shmangën surprizat në këtë raund të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm futbollistik në vend.
Duke u nisur nga rezultatet e ndeshjeve të para, sytë ishin në dy stadiume, “Reshit Rusi” ku Vllaznia duhej të përmbyste humbjen e pare dhe në Kamëz ku Kukësi vinte nga barazimi pa gola me Maliqin.
Ekipi shkodran arriti të kualifikohej për në turin e dytë pasi arriti të përmbyste humbjen e pare duke fituar 4-0 me golat e Gjurgjeviç, Latifit, Heriç dhe Mustedanagiç.
Ndërkohë edhe Kukësi harroi barazimin e pare teksa u imponua 4-0 në Kamëz ndaj Maliqit me golat e Dacit, Krniç dhe Gavazajt.
Në ndeshjet e tjera, Tirana që fitoi 3-0 ndeshjen e pare e pati si stërvitje pasi triumfoi 6-0 me Shkumbinin, Partizani kaloi 3-0 Tërbunin, Laçi dominoi 4-0 Butrintin, Kastrioti mposhti 1-0 Elbasanin.
Teuta që fitoi 4-1 ndeshjen e pare me Luzi 2008, barazoi 2-2 në “Niko Dovana” teksa Skënderbeu dominoi 4-0 Veleçikun, Korabi kaloi 4-1 ndaj Vorës.