Kupa e Botës 2022: Katari punësoi ish-agjent të CIA-s për të siguruar pritjen e turneut

Një “bombë” që vjen për të njollosur edhe më shumë imazhin e Katarit, ku sipas “Associated Press”, zbulon se vendi aziatik punësoi një ish-agjent të CIA-s për të ndihmuar në sigurimin e organizimit të Botërorit.

Sipas hetimit të përpiluar nga dy gazetarë amerikanë, Katari pagoi ish-agjentin Kevin Choker dhe kompaninë e tij “Global Risks Advisors” për të spiunuar zyrtarë të futbollit nga vende të tjera.

Të lidhura

None found

Amerikani dyshohet se krijoi profile false në Facebook ku pozonte si një grua e bukur për të “peshkuar” informacione përmes mesazheve të tyre private, ndërkohë që dërgonte bashkëpuntorët e tij të hequr si fotografë në mbledhjet e FIFA-s.

Siç shton “Associated Press”, kompania e tij duket se qëndron pas skandalit famëkeq me agjentin gjerman të FIFA-s dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të saj, i cili mori ryfshet për të ndalur kritikat e ashpra të Katërit.

Amerikani, megjithatë, tani është në duart e FBI-së pasi, ndër të tjera, ai akuzohet se ka ushtruar ndikim të panevojshëm në politikën e jashtme amerikane./ h.ll/albeu.com