KUPA AFRIKËS/ Kameruni mposht Gambian dhe kalon në gjymëfinale (VIDEO)

Kameruni ka arritur të mposhtë pa shumë probleme Gambinë duke siguruar një biletë për në gjysmëfinale.

Pjesa e parë krijoi pak raste dhe u mbyll në barazim pa gola.

Gjithçka sa i përket epilogut të ndeshjes u vendos në pjesën e dytë të lojës.

Ishte Ekambi i cili në minutën e 50′ të ndeshjes kaloi fillimisht në epërsi Kamerunin, ndërsa në minutën e 57′ po i njëjti futbollisht shënoi golin e tij të dytë personal dhe të Kamerunit në ndeshje dhe kështu vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Kameruni me këtë fitore ka siguruar biletën për gjysmëfinale dhe pret fituesin e ndeshjes Tunizi – Burkina Faso e cila ka filluar në orën 20:00. /albeu.com

Për më tepër ndiqni live rezultatet e ndeshjeve: https://albeu.com/livescore/

 


Shtuar 29.01.2022 20:15