Kukësi fiton me ‘poker’ ndaj Kastriotit (VIDEO)

Kukësi ka marrë fitoren e radhës ndaj Kastrioti. Një duel që përfundoi me shifrat 4-0, me verilindorët që arritën të gjenin rrugën e rrjetës në minutën e 40-të me atë të Filip Gligorov. Shiko Videon

Vetëm 5 minuta më vonë djemtë e Diego Longos do të fitonin një penallti dhe kapiteni Gjelbri Taipi u tregu i saktë nga pika e bardh. Shiko Videon

Në pjesën e dytë verilindorët gjetën edhe golin e trëtë, i cili erdhi nga një aksion model nga lojtarët e Kukësi, ku topi kaloi nga Gjelbrim Taipi-Gligorov dhe në fund ishte edhe realizimi perfekt i Edi Basa 60’. Shiko Videon

Kastrioti provoi të surprizonte Kukësin me portierin Tafas që ishte në lartësinë e kërkuar, ndërsa ndaloi në disa momente krutanët e Emiliano Çelës.

Musta nga një goditje dënimi kërkoi të shënonte një supergol, pro që tentativa e tij shkoi “huq”.

në këtë ndeshje kishte vend edhe për golin e katërt, ku në 90+2′,  Kreshnik Bahtiri përfiton nga një top i ardhur nga krahu i majtë dhe gjen golin e parë sezonal me skuadrën verilindore. Shiko Videon

Me këtë fitore verilindorët arrijnë në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Laçi i vendit të dytë që do të luajë nesër me Dinamon.

Nga krahu tjetër Kastrioti mbetet me 15 pikë në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.02.2022 16:08